Gazetari/Jul Kasapi

 

Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku 29 vjeçari Vasil Dervishaj u ekzekutua në lagjen “Pavarësia”, puna e mirë e policisë u përfundua me zbardhjen e krimit.

 

Shumë shpejt u përgatit konferenca e shtypit, por gjithnjë strukturat e policisë harrojnë se për çfarë dalin në konferencë. Procedura se sa “vjeç e autorit të dyshuar apo kalibri i gëzhojave të qitura dhe modeli i armës që përdoret” janë bërë të zakonshme. Madje në fund të çdo deklarate si për të zgjatur tekstin kur një gazetar s’ka me çfarë të mbushë lajmin është fjalia: “Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për hetime të mëtejshme”.

 

Të gjitha këto zgjatime largojnë gjithnjë vëmendjen nga ajo për të cilën Policia e Shtetit del në Konferencë. Në fund të fundit, përderisa ke vendosur të dalësh në konferencë për shtyp, minimalisht publiku që të dëgjon kërkon të marrë vesh cilët janë autorët, nëse ngjarja është zbardhur dhe cili ishte motivi i krimit të rëndë.

 

Por të paktën në dy raste që policia del në konferencë, asnjëri prej dy elementëve nuk thuhet. Kush e vrau dhe pse e vrau? ( gjithnjë kur vrasja cilësohet si e zbardhur).

 

Ne nje nga librat e titulluar “Police Officer Exams” të cilin kam pasur rastin ta shfletoj jepen disa detaje interesante se si një oficer policie duhet të përpilojë një raport. Mes tyre ashtu si në gazetari është dhe Report Writing Guidelines ose udhëzimet se si shkruhet një raport.

 

Mënyra se si shkruhet ka dhe disa veçori, por të cilat në librin e Donald J. Schroeder dhe Frank A. Lombardo përkufizohen si Neotwy Questions. Akronimi plotësohet me çdo fundëgrme të:

WHEN

WHERE

WHO

WHAT

HOW

WHY

 

Ashtu si dhe ne W e famshme të gazetarisë, edhe efektivët e policisë kur plotësojnë raportet e një krimi nëse kanë përgjigjen e të gjitha pyetjeve të mësipërme,  atëherë çdo detaj i krimit është zbuluar.

 

Besoj se edhe Policia Shqiptare ka bërë diçka të tillë në zbardhjen e vrasjes së të riut në Vlorë, por për publikun mjaftohet vetëm me kalibrin e gëzhojës dhe tipin e armës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *