Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, tha se gjashtë vende të BE-së, kanë pranuar të marrin rreth 150 emigrantë të cilët po qëndrojnë në një anije në Detin Mesdhe, pasi Italia u ndaloi hyrjen në territorin e saj.

Ata pritet të shkojnë në Francë, Gjermani, Rumani, Portugali, Spanjë dhe Luksemburg.

Kryeministri Conte kritikoi ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini për ndalesën ndaj emigrantëve duke i thënë se ai është i “fiksuar” pas mbylljes së porteve të Italisë për emigrantët.

Para njoftimit të Contes, Spanja tha se po punonte me shtetet e tjera të BE-së dhe Komisionin Evropian për të gjetur një “zgjidhje të përbashkët dhe të rregullt”, dhe ishte e gatshme të “merrte pjesë në një shpërndarje të ekuilibruar të migrantëve në bordin e anijes”.

Edhe zyrtarët francezë dhe gjermanë konfirmuan se po zhvillonin bisedime për të zgjidhur këtë çështje./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *