Gjashtë 6 hyrje apartamenti janë djegur si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një godinë dykateshë në në lagjen “Kiras” në Shkodër.

Flakët ranë në këtë objekt me mbi 10 apartamente rreth orës 15:40 të kësaj të premteje dhe u përhapen me shpejtësi.

Tre mjete zjarrfikese mbërritën shpejt ne vendngjarje pasi rrezikohen edhe banesa te tjera përreth.

Shërbimet e Policisë kanë evakuar banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.

Nga zjarri I rënë në këtë godinë, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por ka vetëm me dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *