E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Bota

Giuseppe Conte kryeministër i Italisë

Kryeministri i ri i Italisë do të jetë Giuseppe Conte.

 

Presidenti Serxho Matalera mandatoi sot Conten duke i dhënë fund ngërçit politik në Itali të krijuar pas zgjedhjeve dy muaj më parë.

 

Reklamë

Sipas mediave Italiane, Konte, kryeministri i propozuar nga Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord do krijojë kabinetin e tij qeveritar pas marrjes së mandatit nga presidenti.

 

Më herët gjatë ditës presidenti Mattarella hezitoi të dekretojë për shkak të dyshimeve të ngritura në lidhje me biografinë e kandidatit, por pas konsultimeve me kryetarët e Dhomës së Senatit, Fico dhe Casellati, presidenti dha dritën jeshile për formimin e qeverisë së re.

 

I përzgjedhuri i populistëve italianë u përball me akuzat se ka modifikuar cv-në e tij. Mediat italiane raportojnë se jetëshkrimi i 53-vjeçarit Conte, ndërtohet mbi lidhjet e tij me universitete elitare ndërkombëtare në Francë, Britani, Austri dhe Shtetet e Bashkuara, por institucionet nuk konfirmojnë regjistrimin e tij në kurset e ofruara prej tyre. Ajo që dihet është se Conte është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Sapienzas në Romë, në vitin1988.

 

Megjithatë, Lëvizja 5 Yjet e ka mbrojtur kandidimin e Giuseppe Contes dhe ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura nga mediat, madje i ka akuzuar se po nxjerrin polemika për shkak të frikës që kanë sjellë ndryshimet e ardhshme të prezantuara nga koalicioni i mundshëm qeverisës.

Kjo periudhë paqëndrueshmërie politike në Itali ka shtuar frikërat se populistët mund ta bëjnë shpejt të lëkundet Eurozonën me një politikë të papërgjegjshme financiare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë