Një gol i Oliver Giroud I dha mundësi Milanit të sigurojë një fitore të madhe në fushën e Naolit , në një duel direkt në garën për titullin kampion.

 

Supersfida e javës së 28 e kampionatit Italian e transmetuar në Tring, ishte e fortë dhe mjaft e bukur.

 

Milan luajti më mirë, duke qënë agresiv dhe shumë më mirë në kontrollin e topit. Mirëpo në fazën ofensive kuqezinjte shpërdoruan shumë.

 

Të paktën kështu ndodhi deri në minutën e 49 kur pas një topi të Calabrias, ishte sulmuesi francez qe e devijoi në rrjetë.

 

Ndërkohë Napoli edhe pse u përpoq në fazën finale të takimitg nuk mundi të ishte seriozisht I rrezikshëm në portën e Magnan.

 

M ekëtë fitore Milan parakalon Interin dhe kap kreun e kampionatit Italian me 60 pikë, dy më shumë sesa zikaltrit të cilët gjithsesi duhet të luajnë një ndeshje të prapambetur. Ndërsa Napoli rreshket I treti, 3 pikë më pak sesa skuadra e Piolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *