E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gijotinë në mes të Parisit, protestuesit duan “kokën” e Macron

Pas disa javësh protesta të dhunshme në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron do t’i drejtohet sonte në mbrëmje nga pallati presidencial, mbarë kombit ku do të shpallë masat e reja për dialog me përfaqësues të jelekëve të verdhë.

 

Kreu i shtetit do të zhvillojë takime gjatë ditës me përfaqësues të sindikatave, shoqatat dhe kryetarët e asamblesë kombëtare. Këto lëvizje vijnë dy ditë pas të shtunës së katërt të demonstratave, më të dhunshmet qe janë regjistruar ndonjëherë.

 

Reklamë

Tubimet masive në Francë nisën pas rritjes së çmimit të karburantit, por protestuesit kërkuan edhe largimin e Macron. Madje në fundjavë, ata ngritën një gijotinë në mes të Parisit duke kërkuar kështu simbolikisht kokën e presidentit.

 

Protestuesit gjithashtu shkatërruan disa makina, plaçkitën dyqane dhe hodhën gurë ndaj kordonit të policisë të dielën, çka solli kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës dhe ujë.

 

136,000 njerëz morën pjesë në protestat antiqeveritare në fundjavë dhe më shumë se 1,700 u arrestuan.

 

Ministri i financave paralajmëroi se protestat e “jelekëve të verdhe” do të kenë një ndikim negative në ekonomi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë