Showbiz
Gigi Hadid “çmend” për Chanel

Një nga modelja më e kërkuar në botë për momentin, Gigi Hadid, habit gjithmonë e më shumë në setet fotografike. Ajo është pjesë e trendeve dhe jo më kot është më e kërkuara nga fotografët dhe revistat e ndryshme në botë.
Së fundi ajo ka pozuar për Chanel, ku është shfaqur me një linjë të re veshjes të tejdukshme në pjesën e poshtme, të cilat e shfaqin atë shumë seksi dhe sensual. Në fotot e fundit shumë të dukshme janë format e saj, ndikuar dhe nga të brendshmet seksi, por duke i shtuar dhe një xhaketë lëkure sipër.
Reklamë
Shikimi i saj sensual në fotot e jashtëzakonshme kanë shkaktuar reagime të mëdha tek fansat e saj, që padyshim janë mrekulluar me Gigin.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




