E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Giampaolo pranë shkarkimit, ja trajneri që pritet ta zëvëndësojë

Aventura e Giampaolos tek Milan mund të përfundojë ende pa nisur mirë.

 

Kuqezinjte po vlerësojnë gjatë këtyre orëve shkarkimin e trajnerit të tyre si pasojë e pakënaqësive nga drejtuesit për paraqitjet aspak pozitive në 7 javet e para të kampionatit.

 

Reklamë

Boban ka qënë i pari që i ka propozuar fondit Elliot largimin e Giampaolos, i cili deri tani nëse ka qëndruar tek Milan e ka bërë për shkak të këmbënguljes së Maldinit.

 

Drejtori ka mbështetur gjithnjë ish trajnerin e Empolit dhe Sampdorias, mirëpo ndeshjet e dobëta, 4 humbjet ne kampionat dhe lënia jashtë e disa lojtarëve të talentuar dhe blerjeve të reja si Leao, Benacer, Paqueta apo Rebic, duket se e kanë sosur durimin edhe të Presidentit Scaroni.

 

Kuqezinjte po vlerësojnë zëvëndësuesin e mundshëm të Giampaolos.

 

Madje mediat italiane thonë se kanë nisur kontaktet konkrete. Favorit kryesor është Luciano Spalleti, ish trajneri i Romës, Zenitit dhe Interit.

 

Pas tij në listë janë edhe, Stefano Pioli, Rudi Garcia, Marcelinjo dhe Ranieri.

 

Ka rënë poshte mesa duket pista e rikthimit te Gatussos ndërsa Allegri mbetet një ëndërr aq më tepër që sipas mediave angleze ai mund të marrë drejtimin e Manchester United.

Vazhdo të lexosh

Reklamë