Më një qershor të gjithë duam të ndihemi nga pak fëmijë, mirëpo ditën e sotme një nga personazhet më të njohura të jetës politike, Erion Veliaj ka konfirmuar ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë. Prej disa kohësh në shtypin rozë qarkullin lajmet e shtatzënisë së mundshme të Ajola Xoxës, mirëpo vetëm sot bashkëshorti i saj, njëherazi kryetar i Bashkisë Tiranë, ka konfirmuar lajmin e bukur.

“Gëzuar 1 Qershorin nga ne të tre! Ju duam shumë të gjithëve”, është ky shkrimi që shoqëron fotografinë e postuar pak më parë në llogarinë e tij në Instagram. Çifti duken shumë të lumtur dhe duket që mezi po presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Erion Veliaj dhe gruaja e tij Ajola Xoxa, kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare në martesë më 6 shtator të vitit 2014, një ceremoni që u komentua gjatë për shkak të shpenzimeve stratosferike.

Burimi: Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *