Festat më të bukura do t’i kaloni në ekranin e Tring, me një programacion të dedikuar, të përzgjedhur enkas për të bërë të lumtur të gjithë familjen.
Plot 70 tituj premierë nga 15 dhjetori deri më 6 janar, në të gjitha kanalet.
Sport… Paketa më prestigjioze sportive në vend. Rikthehen fuqishëm kompeticionet futbollistike, me kampionatin turk e portugez në fundjavë dhe Serie A ditët e para të 2023, ndërkohë që superduelet e magjishmëve të NBA vazhdojnë të dhurojnë emocione.
Programe për fëmijë… Katër seriale premiera ekskluzive, prodhime origjinale, programe me tematikë festive, klasikët e mëdhenj për fëmijë, premierat e shumëpritura botërore.
Kinema… Blockbuster-at e momentit, super produksionet e fundit të vitit 2022, por edhe filmat më të mirë të çdo gjinie, në një maratonë premierash, në plot 9 kanale të dedikuara.
Seriale… Tashmë me 6 kanale të dedikuara, janë plot 20 tituj të rinj që do t’i ndiqni pa ndërprerje gjatë ditëve festive, mes të cilëve një trend absolut i audiencës, si Tri Motrat, apo edhe supertitujt botërorë.
Prodhime origjinale… Janë katër programe lifestyle të konceptuara enkas për periudhën festive, me protagonistë super shefat e kuzhinës Arvi dhe Miklovan, eksperten e kulinarisë Linda Fishta, apo Olgën dhe idetë e saj të mrekullueshme për artkraftin.
Koncerte dhe argëtim… Që nga koncerti i fundvitit i Venecias, te koncerti i familjes Bocelli për Krishtlindje, tek ai i fundit i grupit Il Volo, programi festiv dedikuar artit, do t’i ketë te gjitha.
Dhe më e bukura vjen tani… Premierat dhe kontenti i përzgjedhur do të jetë i disponueshëm në VOD dhe mund të ndiqet i gjithi përmes shërbimeve novatore të platformës Tring OTT, pa asnjë kufizim kohor, kudo që ndodheni. Dhe për herë të parë në Shqipëri, Tring OTT sjell cilësinë rezolucionin absolut 4K – Ultra HD, cilësinë më të lartë të zërit dhe figurës.