E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime”, Barack Obama uron bashkëshorten pas thashethemeve të divorcit

Barack Obama i uroi ditëlindjen “dashurisë së jetës së tij” Michelle, duke dashur t’i jepte fund njëherë e mirë thashethemeve të divorcit.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, Michelle Obama. Ti e mbush çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri dhe humor. Jam shumë me fat që mund të kaloj aventurat e jetës me ty. Të dua!” i shkroi Obama në platformën X.

Bashkë me mesazhin, Obama ka postuar edhe një foto të pa publikuar më parë, ku çifti pozon të buzëqeshur dhe të kapur për dore.

Vetë Michelle ka ripostuar foton e tyre.

Të dua zemër,” shkruan Michelle.

Thashethemet për ndarjen e çiftit dhe për marrëdhënien e Barack Obamës me Jennifer Aniston

Fotoja e Barack dhe Michelle Obamës vjen në një kohë kur thashethemet për ndarjen e çiftit po përhapeshin gjithnjë e më shumë, ndërkohë që disa media po flasin për një lidhje dashurie mes ish-presidentit amerikan dhe  Jennifer Aniston, të cilën vetë aktorja e refuzon./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë