Besojmë se shumë prej jush e mbajnë mend sherrin e bujshëm mes Ledri Vulës dhe Krenar Çoçajt, që pasoi dhe prishjen e marrëdhënieve të Ledrit me një nga shokët e tij më të mirë, Getoar Selimin.

 

 

Mediat kosovare kanë shkruar sot se Geti ka dëshmuar në gjykatë mbi këtë ngjarje, pasi edhe ai ka qenë i pranishëm gjatë përplasjes. Reperi ka qenë dëshmitar okular  dhe sot ka dhënë dëshminë e tij pas urdhëresës së detyruar nga trupi gjykues.

 

 

Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën akuzohen se natën e 7 qershorit 2012 kishin sulmuar Ledri Vulën pasi i kishin zënë rrugën me makinë. Ata e kishin nxjerrë nga automjeti në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës. Vula në padinë e tij është shprehur se ata e kanë goditur me hekur në shpinë dhe në kokë. Nuk dihet ende se çfarë ka deklaruar Getoari në sallën e gjyqit pasi me kërkesë të të dyja palëve mediat janë ndaluar të marrin pjesë në këtë seancë.

 

 

Që prej asaj kohe marrëdhënia mes Ledrit dhe Getoarit është ftohur dukshëm. Vula nuk është më pjesë e label-it Babastars dhe prej kohësh ata nuk kanë asnjë kontakt mes tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *