E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Pengmarrja e Jak Prengës/ Tre të arrestuar dhe 7 në kërkim në Shijak

Tre persona janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim pas operacionit të së hënës nga policia në Shijak dhe zona të tjerë perreth.

Bastisja e forcave RENEA të disa ambjenteve, përfshirë një kompleks rezidencial në pronësi të familjes Hajri u pas informacioneve se ata kishin “gisht” në marrjen peng të Jak Prenges disa ditë më parë në Kamëz.

Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri u prangosën nga forcat e rendit si persona të dyshuar për pjesmarrje në këtë pengmarrje. Ka dyshime të forta se anëtarë të familjes Hajri dhe të familjes Prenga janë përfshirë në një konflikt për pazare droge.

Kjo ka bërë që anëtarë të familjes Hajri nga Shijaku ( me precedente të mëparshëm) dyshohet se moren peng Jak Prengen në Kamëz pas konflikteve me dy vëllezer të tjerë të Prengës për trafikun e drogës.

Reklamë

Në ambjentet e një kompleksi rezidencial në Shijak në pronësi të familjes Hajri u gjeten të hënën edhe armë.

 

Më shumë video

Reklamë