Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet për mosmarrëveshje mes “Listës Guxo” dhe “Lëvizjes Vetëvendosje”. Kryediplomatja ka theksuar se është në linjë të njëjtë me kryeministrin Kurti, për marrëveshjen bazë të arritur me Serbinë dhe aneksin e zbatimit.

 

DONIKA GËRVALLA

 

MINISTRJA E JASHTME KOSOVË

 

“Të gjitha hapat që i bëjmë edhe në raport me (marrëveshjen) e Brukselit dhe atë të Ohrit dhe në raport me gjitha vendimet që marrim, nuk është sekret që ne kemi një takim të rregullt të udhëheqësve të institucioneve më të larta të shtetit. Pra, kryetarit të Kuvendit, presidencës dhe kryeministrit, në të cilat gjithmonë jam e pranishme edhe unë. Jam pjesë e të gjitha proceseve, përpjekjet janë shumë naive për të na paraqitur sikur kemi qëndrime të ndryshme. Qëndrimet janë të Republikës së Kosovës, nuk janë individuale, as të kryeministrit, as të kryetarit të Kuvendit dhe as të ministres. Nuk kam asnjë problem, përkundrazi kam përkrahur kryeministrin në strategjinë e zgjedhur”

 

Por deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, thotë se kryeministri Kurti po e shpërfill vazhdimisht ministren Gërvalla.

 

ARIANA MUSLIU-SHOSHI

 

DEPUTETJA E PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

 

“Unë jam thellë e bindur se zotëri Kurti e ka kuptuar se zonja Gërvalla nuk e ka idenë se çka është politika e jashtme. E kemi pa se nuk është pjesë as e delegacionit në dialog dhe nuk ka informata sa i përket vendimeve që i merr qoftë presidentja apo kryeministri. Nuk është pjesë e asnjë takimi formal të presidentes dhe kryeministrit. Vet kjo pasqyrë të jep idenë të kuptosh se nuk është pjesë e formës së zhvillimit të politikës së jashtme”

 

Gërvalla, por edhe deputetët e “Listës Guxo” kanë qenë më të heshtur pas arritjes së marrëveshjes bazë me Serbinë, duke mos e komentuar atë ashtu si ligjvënësit e Vetëvendosjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *