Subscribe

109 prokurat të dhëna nga personat e dëmtuar nga shpërthimi i Gërdecit, janë bërë shkak që procesi i rinisur pas 15 vjetësh me të pandehur ish-ministrin e Mbrojtes, Fatmir Mediu, të shtyhet sërish.

 

Seanca e kësaj të premteje u shoqërua me debate mes avokatit të ish-ministrit, Ardian Visha dhe Dorian Matlijas, përfaqësuesit të familjarëve të viktimave, pasi prokurat i përkasin viteve 2010-2013.

 

Në këto kushte, Gjykata vendosi të mos legjitimojë Dorian Matlinë, një vendim që nuk u prit mirë nga ky i fundit, i cili e sheh si përpjekje për të zgjatur procesin.

 

DORIAN MATLIJA


AVOKAT

 

Gjykata vlerësoi se prokurat mund të jenë të vjetra, por të paktën janë dhënë para një noteri dhe këta njerëz kanë patur vullnetin për të marrë pjesë. Boll ky gjykim është vonuar 15 vite, tani të shtojmë edhe disa muaj të tjerë kot. Tani thashë ok e tërheq atë kërkesë për 109 persona sepse mjafton duke përfaqësuar 6 veta, përfaqëson interesat e të gjithë të dëmtuarve të tjerë të Gërdecit.

 

Pavarësisht vendimit të gjykatës, avokati thotë se fokusi i procesit mbetet tek Fatmir Mediu.

 

Mbrojtja do të jetë e njëjta, nuk ndryshon nga njëri individ tek tjetri, gjithmonë diskutohet për veprimet e shtetasit Fatmir Mediu nëse ka qenë në rregull apo jo, nëse ka qenë në përputhje me ligjin. Kjo gjë nuk ndryshon nëse janë 3, 300 apo 3000 njerëz që përfaqësohen nga i njëjti avokat.

 

Vetë Fatmir Mediu, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, nuk ishte prezent as këtë të premte në gjykatë. Ndërkohë seanca e ardhshme, ku pritet pjesëmarrja e familjarëve të viktimave e të dëmtuarve, do të jetë në datën 18 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *