Subscribe

Ish-ministri i Mbrojtjes, kundërshtoi rigjykimin e tij për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona e u plagosën qindra të tjerë.

 

Kërkesën e SPAK dhe vendimin e apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ai i cilësoi si akte që bien në kundërshtim me Kushtetutën.

 

 

Mediu theksoi se rigjykimi i tij nuk sjell asnjë dobi, duke argumentuar se është hetuar plotësisht në kohën kur ndodhi ngjarja.  Sipas tij, dosja ‘Gërdeci” është e nxitur politikisht sepse përmendet vetëm në fushata elektorale.

 

 

“Po prezantoj qëndrimin tij në lidhje me veprimet e SPAK dhe vendimin e Apelit të GJKKO ku synohet edhe njëherë gjykimi im mbi tragjedinë e Gërdecit, kërkesa e SPPAK dhe vendimi i Apelit të GJKKO janë akte në kundërshtim me Kodin Penal, Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatës Europian për të Drejtat e Njeriut, Akte që nuk sjellin asnjë dobi për drejtësinë, krijojnë precendet të rrezikshëm për lirinë e të drejtat e njeriut. Kundërshtimi im ligjor i vendimeve të SPAK dhe Apelit ët GJKKO. Keqinterpretimi i fakteve ka synuar të manipulojë opinionin publik se Ministri i Mbrojtjes ishte përgjegjës për atë tragjedi. Nuk kam reaguar në respekt të dhimbjes së atyre që pësuan humbje në atë tragjedi. Janë fakte të pakundërshtueshme që nuk kam patur lidhej direkte apo indirekte me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit në Gërdec “, shtoi Mediu.

 

Kreu i Partisë Republikane ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, për të kundërshtuar vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *