Subscribe

Dëshmitari i fundit në procesin për Gërdecin ishte ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Ardian Mullai.

 

Ardian Mullai, sekretari i pergjithshëm: Ndiqja zbatimin e detyrave, s’kam bere ndonje procedure per Gerdecin kompania e demontimit na solli oferten per procesin, kundrejt pageses. Shtabi kerkonte licensim per kete procedure, beri nje memo per kete, me pas realizova takimin me kompanine peretodologjine e procedurat, nga MM dhe SHTABI. Ishte takim njohes, jo konkludues, m’u be nje kerkese qe t’i drejtohesha ndermarjeve ushtarake, ne nje kohe te shkurter erdhi pergjigjia, u ngrit grupi i punes per analizen e situates, me pas doli urdhri i ministrit per grupin e punes,

 

Nga drejtoria perkatese mu tha se skishte baze ligjore dhe kerkohej nje VKM, Mejko solli nje memo, ku thuhej se duheshin demontuar municionet e viteve ’50 te cilat nuk shiteshin per shkak te vitit te vjeter te prodhimit.pas daljes se konkluzuonit te grupit te punes, dolen cmimet per shitjen dhe demontimin.nisi hartimi i nje VKM,

 

“I kam dërguar shkresë drejtorive përkatese për ofertat e ndërmarrjeve ushtarake, siç ishte ndermarrja e huaj SAC. Ka pasur disa fakse të ardhura në shifra që ia kalova komisioneve përkatese.

 

Në pyetjen e prokurorit nëse ka patur licensë SAC, dëshmitari u përgjigj: Ishin paraqitur licensa, 4 mesa mbaj mend. MEKO ishte shoqëria qe mbante kontaktet me kompaninë SAC përfshirë këtu edhe per licensimin.

 

Si u perzgjodh Gërdeci? , ishte pyeta tjetër e prokurorit.

 

“Në diskutimet me MEKO më duket kishte marreveshje dypalëshe me SAC, ku mes të tjerash ishte përcaktuar si lokacion Gërcedi. Nëse kishte apo jo licensë reparti i Gërdecitc dëshmitari përgjigjet: Praktika e licensimit nuk varet nga sekretari. Në ccdo praktikë qe une kam kaluar edhe në te shkuarën, nuk ishtë në përgjegjësinë e sekretarit apo ministrit përcaktimi nëse licensa e një reparti ishte e duhur apo jo. Ishte MEKO që e përcaktonte.

 

Lidhur me kompaninë AlbaDemil, një degëzim i SAC, nëse kishte dokumentacionin e duhur apo jo, ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, përgjigjet:

 

Marrëveshja përmendte vetëm SAC, nuk përmendej Alba Demil, nuk kam dijeni, sepse AlbaDemil nuk figuronte në asnjë shkresë. Nuk është bërë asnjë verifikim për shkak se nuk figuronte. Nuk e njoh as Mihal Deliorgjin (drejtuesin e kompanisë AlbaDemil).

 

Ndërsa i pandehuri Fatmir Mediu e pyeti ish vartësin e tij se kush e percaktonte buxhetin, ministri apo shtabi?

 

“Ministria e Mbrojtjes kishte një veçori ne ndryshim nga ministritë e tjera, buxhetini të cilave përcaktohej nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes, buxheti percaktohej nga Shtabi i Përgjithshem të Forcave të Armatosura.

 

Ish ministri e pyeti dëshmitarin, nëse në takimib me kreun e SAC Patric Henry ka qenë prezent apo jo vetë ai.

 

Dëshmitari: Jo

 

Ndërsa pyetjes nëse ndonjëhere municionet janë shitur me ankand ai u përgjigj negativisht.

 

Në fund, ish ministri e pyet: Ju keni qenë i akuzuar për shpërdorim deryre ne bashkëpunim me ish ministrin e mbrojtjes, Si iu kanë gjetur të tria shkallët e gjyqësorit?

 

Dëshmitari: Të pafajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *