Subscribe

Pak e njihnin Gërdecin dhe shume me pak kishin dëgjuar per te. Ne fshatin e vogël përballe Vores, disa kilometra larg Tiranës, jeta rridhte normalisht si ne çdo zone tjetër rurale. Ne përpjekjet e përditshme me token, banoret jetonin me bujqësinë e blegtorinë, deri sa mes kodrave te Gërdecit u instalua nje punishte ku demontoheshin arme.

 

Ne dijeninë e shume pak njerëzve me pushtet, mijëra armatime zbarkonin çdo dite ne Gërdec. Dhjetëra banore, mes tyre gra dhe fëmije, nisen te punonin ne çmontimin e armeve. Askush nuk e kish menduar rrezikun dhe as cfare do te sillte ora 12 e 15 marsit te 2008.

 

Pas këtij shpërthimi te fuqishëm qe prishi qetësinë e asaj te shtune, nje vorbull e madhe flake dhe tymi u ngrit ne ajer. Tronditja u ndje deri ne Tirane, Gërdeci nuk dukej me, ndërsa ne te hyre te Vores kundërmonte era barut i djegur qe binte si shi nga lart.

 

Grupi i Vizion Plus ishte i pari qe mbërriti ne vendngjarje, duke sjelle pamjet tronditëse dhe dëshmitë e para te banoreve te mbijetuar.

 

Tragjedia kish ndodhur, por ende nuk dihej bilanci. Gërdeci kishte humbur mes tymit dhe flakëve ndërsa predhat e pashpërthyera fluturonin ne ajer e ktheheshin mbi toka, shtepi, mbi njerëz e gjithçka gjenin.

 

26 persona humben jetën nga shpërthimi ne Gerdec mes tyre gra dhe femije, ndërsa 300 te tjere u plagosen. Fshati i shkatërruar i ngjante një vendi lufte.

 

Dhjete vjet pas tragjedisë Gerdeci ka ndryshuar. Sot eshte nje fshat i ri, me I madh dhe me shtëpi te larta e te bukura. Por brenda tyre ndihet ende ankthi I asaj dite. Per familjaret e viktimave Gërdeci eshte nje plage qe nuk mbyllet kurre, ndërsa te plagosurit veç shenjave dhe gjymtimit ne trup sot ndihen te harruar.

 

Myrvete Lala, na sjell prane vendit ku ka qene punishtja e demontimit te armeve, aty ku eshte vendosur pllaka përkujtimore e viktimave. Myrvetja tregon se si 9 muaj me radhe lante dhe fshinte predhat e pashpërthyera, deri diten e tragjedisë, ne dreken e fundit me shume nga miqtë e saj.

 

Ne përvjetorin e 10 te tragjedisë se Gërdecit ajo ndihet e rivrare. Myrvete Lela me probleme ne degjim e te folur, e mbetur invalidE dhe nga shpërthimi, kete 15 mars i eshte hequr kempi prej 10 mije lekësh. Per ushqyer te voglen e saj edhe ajo me probleme Myrvetja ka filluar te shesë gjakun .

 

Pas ikjes se Shqipe Alhases 25 vjeçe, punonjëse ne fabrikën e demontimit te armeve, fëmijët e saj jetojne ne nje boshllek te madh. Nuk kujtojnë asgje nga imazhi I saj dhe sot nene i thone dikujt tjetër.

 

Ne Gërdec ka ardhur serish pranvera. Por familjaret e viktimave thonë se jeta nuk ka me ngjyra.

 

Zamira Durdaj ende me te zeza per humbjen e djalit te saj 7 vjeçar, tregon se Erisoni do te ishte ne gjimnaz nëse nuk do te ishte vrare nga shpërthimi gjate lojes me biçiklete. Ne dhomën e saj ka nje vend te fshehte, ku ruan librat e pare dhe te fundit te djalit si dhe disa veshje te tij

 

Feruzan dhe Zamira Durdaj jane endur dyerve te gjykatave, por nuk kane gjetur drejtësi. Familja Durdaj i ka derguar nje letër kryeprokurores ku kërkon rihapjen e çështjes.

 

Çdo 15 mars familjaret e viktimave te tragjedisë përkujtojnë te aferimit e tyre. Kete vit ata kane hequr dy pllakat e përkujtimores, ate te Bashkisë se Vorës qe e cilësonte shpërthimin aksident teknologjik dhe ate te Ministrisë se Mbrojtjes. Te gjithe se bashku kane vendosur nje pllake te re me emrat e te afërmeve te tyre.

 

10 vjet nga shpërthimi i Gerdecit, analistet thone se drejtësia nuk eshte vendosur. Pushteti i kontrolluar nga Partia Demokratike ne ate kohe ndërhyri me çdo mjet per te shpetuar përgjegjësit nga ndëshkimi.

 

Tragjedia e Gërdecit ishte nje nga çështjet me seancat me te gjata gjyqësore. Sot pas dhjete vjetësh drejtësia e ka mbyllur superprocesin e saj ne te gjitha shkallet e gjyqësorit. Asnje zyrtar nuk eshte ne burg per këtë tragjedi. 28 te akuzuarit jane te lire dhe disa ikën jashte Shqipërisë.

 

Per ish-ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediu Nuk u gjeten prova dhe ai është serish deputet ne Kuvend.

 

Drejtuesit e “Alba Demil” firmës se demontimit te armeve, MIhal Delijorgji dhe Dritan Minxolli pasi vuajtën dënimin dolën nga burgu dhe vijojnë me bizneset e tjera.

 

I lire është edhe Ylli Pinari, ish-drejtuesi i kompanisë shtetërore MEIKO, por edhe ushtaraket qe u dënuan. Ndërsa ish-shefi i shtabit Luan Hoxha është denuar me 6 vite burg, por është larguar nga Shqipëria.

 

Dy te rinjtë hebrenj, Efraim Diveroli dhe ortaku i tij David Pakouz fituan lirinë, ndërsa historia e tyre dhe kontrabanda e armeve me Shqipërinë u be skenar i nje filmi nga Hollivudi “War Dogs”.

 

Gërdeci nuk është me nje vend i panjohur. Per politiken dhe qeverinë e asaj kohe, është njolla e zeze e aferave dhe korrupsionit. Gërdeci eshte tragjedia me e madhe e 20 viteve te fundit ne vend, ndërsa per banoret e fshatit është nje plage e hapur dhe dëshmi e gjalle se drejtësia fitohet nga te padrejtët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *