E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Georgina Rodriguez flet për herë të parë për humbjen e foshnjës së saj

Georgina Rodriguez ka folur për herë të parë për humbjen e foshnjës së saj në serinë e dytë të reality shoë-t të saj në Netflix.

 

Reklamë

 

Pasi Netflix konfirmoi se “I Am Georgina” do të kthehej “së shpejti”, detajet në lidhje me trazirat emocionale që ajo kaloi pas humbjes shkatërruese në prill po dalin në pah.

 

 

Drejtori i Netflix në Spanjë, Alvaro Diaz, zbuloi se tragjedina që pësuan modelja dhe partneri i saj, do të jetë një pjesë kyçe e serisë së dytë.

 

 

 “Jeta më ka dhuruar kaq shumë në një hapësirë ​​kaq të shkurtër kohe. Këtë vit kam përjetuar momentin më të mirë dhe më të keq të jetës sime në një çast. Një pjesë e madhe e zemrës sime u thye dhe pyeta veten se si mund të vazhdoja. Përgjigjen e kisha më afër se sa mendoja. Kam parë në sytë e fëmijëve të mi dhe aty pashë mënyrën e vetme për ta bërë këtë, të jemi të gjithë bashkë”- ka thënë Rodriguez.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë