Zgjidhet kryetari i ri i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare. Ai është Arqipeshkvi i Mitropolisë Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo. Gjithashtu në mbledhjen e zhvilluar mes klerikëve katolikë është zgjedhur dhe zëvendësi i tij, që është Ipshkvi i Shqipërisë së Jugut, Imzot Giovanni Peragine. Ndërsa Sekretar i Përgjithshëm është zgjedhur Imzot Gjergj Meta, Ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit. Zgjedhjet për kryetar të kryesisë ipshkvore të Shqipërisë mbahen njëherë në 3 vjet.

 

Konferenca Ipeshkvore Shqiptare.

Zyra e Shtypit

Komunikatë për Shtyp

Në përkujtimin Liturgjik të Festës së Shenjtës Agata, me lutjen e thirrjes drejtuar Shpirtit Shenjtë dhe duke kremtuar Përkujtimin e Vazhdueshëm të Zotit tonë Jezu Krishtit, në kremtimin e Meshës Shenjte, Etërit e Nderuar, Barinjtë shpirtëror të Kishës në Shqipëri, të mbledhur në Konferencën e radhës, i nisën punimet e tyre, në një klimë tërësisht vëllazërore.

Nga kjo Konferencë, me rëndësi për publikun, vlen të përmendet zgjedhjet e reja të Kryesisë së Konferencës Ipeshkvore. Me votim Barinjtë zgjodhën:

Shkëlqesinë e Tij, Atin e Nderuar, Arqipeshkvin e mitropolisë Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo, për Kryetar të KISH-it;

Shkëlqesinë e Tij, Atin e nderuar, Ipeshkvin e Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut, Imzot Giovanni Peragine, për Zëvendëssekretar të KISH-it;

Shkëlqesinë e Tij, Atin e nderuar, Ipeshkvin e Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, për Sekretar të Përgjithshëm të KISH-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *