E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Bota

George Floyd kishte koronavirus

Afro-amerikani George Floyd, vdekja e të cilit shkaktoi një valë protestash në të gjithë SHBA, rezultoi pozitiv me koronavirus pak javë para se të humbte jetën.

Një raport i autopsisë 20-faqëshe i lëshuar nga Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Hennepin tregon se ai ishte konfirmuar pozitiv qysh më 3 prill.

Reklamë

Dr Michael Baden, një ish ekzaminues mjekësor i Nju Jorkut i cili ishte një nga dy mjekët që kreu një autopsi private për Floyd tha se nuk ishte njoftuar që Floyd ishte i infektuar.

“Nëse e bëni autopsinë dhe është pozitive për koronavirusin, është e zakonshme t’u tregoni të gjithëve që do të jenë në kontakt me trupin. Do të kishte më shumë kujdes.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë