Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 January 2026
Vizion fokus

Aksident në Sarandë, lëndohen dy persona

Tragjedi, ortekët vrasin 5 skiatorë në Alpet e Austrisë!

Gutierrez: Bota ndodhet në dete të trazuara

Trump: Irani, vendi më i keq në botë për...

E rëndë në SHBA, djali 11-vjeçar vret babanë pse...

Mbështetësit e Lapajt protestë te kryeministria, tensione me policinë

Zhduket avioni me 11 persona në bord në Indonezi

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne u ringritëm

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga, “Pirati” shënon...

Akuzohet për shpërndarje narkotikësh, arrestohet 18-vjeçari shqiptar në Itali

Genta Sula kërkesë për bashkëpunim me Vilën e ish-diktatorit

17 Janar 20:07

Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Genta Sula i ka bërë një propozim të hapur bashkëpunimi për Shoqatën që administron Vilën 31, tani e njohur si “Vila 31  Art Explora”, banesë e pronarëve historike, të përndjekur, dhe më pas e Koçi Xoxes dhe Enver Hoxhes.

Në propozimin e saj Sula thekson se ka një mundësi të rëndësishme për të pasuruar përvojën e vizitorëve në këtë vend historik.

Postimi i Genta Sulës:

Sot, si Kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, kam një  propozim të hapur bashkëpunimi për Shoqatën që administron Vilën 31, tani e njohur si “Vila 31  Art Explora”, banesë e pronarëve historike, të përndjekur, dhe më pas e Koçi Xoxes dhe Enver Hoxhes.

Koçi Xoxe dhe Enver Hoxha ishin dy nga figurat më të rëndësishme të regjimit komunist në Shqipëri, ku rolet e tyre në shtypjen dhe persekutimin e kundërshtarëve politikë janë të dokumentuara gjerësisht.

Koçi Xoxe, si Ministër i Brendshëm, drejtonte Sigurimin e Shtetit, një organ që u bë sinonim i represionit dhe terrorit gjatë viteve të para të komunizmit. Nën drejtimin e tij, Sigurimi i Shtetit zhvilloi fushatat e para të mëdha kundër “armiqve të klasës”, duke përdorur metoda të tilla si arrestime pa gjyq, tortura, dhe ekzekutime. Xoxe ishte i njohur për zbatimin me zell të politikave të Hoxhës, duke i dhënë një fytyrë të errët regjimit të ri në Shqipëri.

Enver Hoxha, nga ana tjetër, ishte udhëheqësi suprem i Shqipërisë komuniste dhe arkitekti kryesor i politikave që do të përcaktonin fatin e vendit për dekada. Ai personalisht nënshkruante platformat e punës dhe vendimet që çonin në shtypjen e opozitës, kolektivizimin e dhunshëm, dhe izolimin e Shqipërisë nga bota e jashtme. Dokumentet historike na tregojnë se ai shpesh nënshkruante me dorën e vet vendime që çonin në arrestime, dënime të rënda, torture dhe madje edhe ekzekutime, duke treguar përgjegjësinë e tij direkte për shumë nga krimet e regjimit komunist.

Une besoj se ketu ka një mundësi të rëndësishme për të pasuruar përvojën e vizitorëve në këtë vend historik duke:

Organizuar një ekspozitë të përkohshme për të eksploruar jetën private të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes në kontekstin e rolit të tyre drejtues e urdhërues në survejimin, kontrollin, përndjekjen dhe terrorin e ushtruar nga Sigurimi i Shtetit.

Mbajtur workshop-e dhe seminare mbi ndikimin e diktaturës në kulturën dhe artin shqiptar, duke theksuar propagandën dhe censurën.

Krijuar materiale informative për të dhënë një pasqyrë më të plotë të kohës së komunizmit në Shqipëri.

Shtuar ture të specializuara me histori dhe dëshmi nga dosjet e Sigurimit, për një edukim historik më të thelluar.

Posted Under:
Kulture
Tagged:
Diktatori sula vila Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

më shumë...

“24 orë nga jeta e një votuesi”, komedia ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar

më shumë...

Inaugurohet “Kub France Shkodër”, për herë të parë, një hapësirë dixhitale për veprat franceze në muzeun “Marubi”

më shumë...

“Epope Intime”, romani më i mirë, ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:37

Mandarina apo portokall, cili frut ka më...

10:26

Aksident në Sarandë, lëndohen dy persona

10:03

Tragjedi, ortekët vrasin 5 skiatorë në Alpet...

9:49

Gutierrez: Bota ndodhet në dete të trazuara

9:29

Ja pse disa persona thinjen më shpejt

8:54

Hëna e re e Bricjapit, ja si...

8:47

Trump: Irani, vendi më i keq në...

8:39

E rëndë në SHBA, djali 11-vjeçar vret...

8:12

Ja çfarë është në të vërtetë një...

7:55

Mbështetësit e Lapajt protestë te kryeministria, tensione...

7:31

Zhduket avioni me 11 persona në bord...

6:47

Temperaturat zbresin deri në -4 gradë celcius,...

6:43

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne...

6:19

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga,...

5:55

Akuzohet për shpërndarje narkotikësh, arrestohet 18-vjeçari shqiptar...

5:53

Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit...

5:42

Pas konfliktit për videolojërat, 11-vjeçari qëllon për...

5:30

Ekuadori vendos 10 mijë trupa ushtarake kundër...

5:06

Si t’i përgjigjesh fëmijës kur të bën...

4:37

Ky është qyteti më i ftohtë në...

Më të klikuarat

  • Vrasje tronditëse në Greqi, 44-vjeçari shqiptar ekzekuton me...
  • Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit Presidentit...
  • Abuzoi me djalin 15-vjeçar të bashkëshortit, 35-vjeçares i h...
  • Fadroma përplas punëtorin në kantierin e ndërtimit, 45-vjeça...
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Burg për ish-zv.shefin e Policisë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.