Subscribe

Genta Bungo do te jete ne krye te Komisionit te Vetingut. 12 anëtaret e komisionit te posaçem te kualifikimit jane mbledhur ne mesdite per te zgjedhur kryetarin mes 4 kandidateve; Genta Bungo, Alma Vokopola, Etleva Ciftja dhe Lulzim Hamitaj.

 

Me shumice votash, Genta Bungo eshte zgjedhur kryetare e Komisionit te Posaçëm te Kualifikimit, i cili do te kryeje vetingun e gjyqtareve dhe prokuroreve. Sipas ligjit te vetingut, Genta Bungo per nje periudhe 3-vjeçare ka si kompetence; përgatitjen dhe drejtimin e mbledhjes se anëtarëve; përfaqëson Komisionin në marrëdhënie me të tretët; nënshkruan aktet e tjera të me përjashtim të vendimeve.

 

Komisioni i Vetingut organizohet ne 4 trupa gjykuese me nga 3 anëtare dhe prej shtatorit ai do te filloje skanimin e gjyqtareve dhe prokuroreve me ndihmën edhe te vëzhguesve ndërkombëtare. Gjyqtaret dhe prokuroret do te kalojnë vetingun per 3 komponentë; pasurinë e tyre, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale; ne rast se dështojnë te kalojnë skanimin do te humbasin vendin e punës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *