Gent me ne fund është rikthyer tek fitoret ne kampionatin belg. Kampionet ne fuqi te Belgjikës mposhten 2 me 0 në shtëpi Oostende në takimin hapës të javës së trete te fazës Play Off mes 6 ekipeve që synojnë titullin kampion. Në sfidën e transmetuar në Tring HD Vendasit në përgjithësi e kanë merituar fitoren duke luajtur më mirë sesa Oostende, e cila gjithësi në pjesën e dytë pati shanset e veta për të barazuar rezultatin. Në fakt golin e parë Gentr e shënoi ne minutën e 19 me anë të një të majtë të forte brenda zonës të Tomas Matton. Pak minuta më vonë ishte sulmuesi Kalifa që pati shansin të realizonte golin e dytë, por beri një gabim trashanik me portën e boshatisur. Në pjesën e dytë loja ka qenë më e bukur dhe me shumë raste në të dyja portat, por goli i dytë i takimit dhe i fundit do të shënohej sërish nga vendasit në minutën e 87 me autor Moses Sajmon, një gol vërtet shumë i bukur. Falë kësaj fitoreje, Gent ngjitet ne 34 pikë po aq sa ka edhe Andeleht i vendit të dytë, teksa skuadra e Besnik Hasit do të luajë ndeshjen e vet të kësaj jave, këtë të diele në oren 18:00 kundër kryesues Bryzh që ka 38 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *