Gent konfirmohet skuadra me e forte për momentin ne kampionatin belg, pasi kampionia ne fuqi mundi ne supersfiden e javës se 22 Anderlehtin 2 me 0. Dueli i luksit qe vinte përballë dy ekipe pretendonte te mëdha per titullin kampion u transmetua ekskluzivisht ne platformën Tring. Te zotet e shtëpisë e ndëshkuan qe ne fillim skuadrën e trajnerit me origjine shqiptare Besnik Hasi, pasi realizuan golin e avantazhit ne minuten e 10 me ane te Lorente Depotre. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1 me 0 edhe pse rastet për të dyja ekipet për të ndryshuar rezultatin nuk munguan. E njëjta situata edhe në pjesën ë dytë kur Anderlehti me anë të Tielemans dhe Okaken, por pa mundur të barazoje, për të ardhur tek minuta e 89 kur sërish Depotre dyfishoi rezultatin për vendasit. Fitorja i dha mundësinë Gent që të rimarre vendin e parë në renditje me 46 pike, ndjekur nga Bryzh me 43 ndërsa Anderleht humbet terren dhe tashmë është i treti me 41 pike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *