Subscribe

Kryetari i keshillit te larte te prokurorise ka folur per here te pare per akuzat ndaj anetarit te ketij institucion Bujar Sheshi se ai ka qene pjese e ish sigurimit te shtetit.

Genti Ibrahimi tha se vendimi do te merret pas perfundimit te ankimimit.

 

GENT IBRAHIMI

KREU I KESHILLIT TE LARTE TE PROKURORISE

Keshuillki eshte ne pritje te shterimit te procedurave ankimore nga zoti Sheshi dhe vetem ne perfundim te ketyre procedurave do te merret nje vendim ne lidhje me vendimin që na ka mberritur nga autoriteti I informimit te dosjeve.

 

 

Ibrahimi u ndal edhe tek  veshtiresite me te cilat perballet keshilli i larte i prokurorise. Sipas tij ky institucion nuk mund te vendose masa displinore ndaj prokuroreve pasi pengohet nga mungesa e inspektoriatit te larte te drejtesise.

 

GENT IBRAHIMI

KREU I KESHILLIT TE LARTE TE PROKURORISE

Jemi jo ne veshtiresi por jemi ne pamundesi. Ndoshta eshte rasti për ti ndërgjegjesuar pak te gjithe që ndoshta ne menyre te gabuar presin nga keshilli I larte I prokurorise që të ushtroje kompetencat e tij ne fushen e disiplinimit te prokuroreve, kjo eshte e pamundur sot që flasim pasi keshilli nuk I ben vet hetimet disiplinore por I ben inspektori I larte I drejtesise, institucion që nuk ekzistone ende.  Ka edhe nej problem tjeter pervec tij, komplet kreu me shkeljet disiplinore ne ligjet per statusin e gjyqtarit dhe magjistratit eshte I shfuqizuar dhe gjykata kushtetuese dhe parlamenti I Shqiperise duhet te kaloje amendamentet perndryshe mos merrni mundimin te vini te keshilli I larte I prokurorise per te kerkuar disipline per prokuroret, aeshte thjeste e pamundur per shkak te mungeses se ligjit dhe kjo eshte pergjegjesi e parlamentit e vonuar dhe per shkak te mungeses se inspektorit te larte te drejtesise?

 

Sa i takon ngritjes se SPAK, Gent Ibrahimi tha se struktura e re do te jete funksionale brenda qershporit.Kur mbeten edhe shtate dite nga skadimi i afatit per dorezimin e aplikimeve, per te qene pjese e SPAK jane paraqitur 11 kandidura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *