Subscribe

Komedia e zezë është zhanri i parë me të cilin nis vitin Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Grotesku dhe humori thumbues anglez vijnë në veprën e titulluar “Gënjeshtër pas Gënjeshtre” nga regjisori shqiptar Qendrim Rijani. I sapoardhur nga teatri Ibsen i Çekisë ku edhe ka punuar për 4 vjet, Rijani rikthen në skenë pas dhjetë vjetësh aktoren Ermira Gjata dhe regjisorin Mehmet Xhelili. Kastit të aktorëve u shtohen edhe emrat të njohur të teatrit si Genc Fuga, Sotiraq Bratko, Adriana Tolka, Andi Begolli dhe Dasara Xhangolli. Premiera e shfaqjes ku rrëfehet me komedi drama e njeriut që jeton si qen dhe qenit që jeton si njeri vjen për publikun duke filluar që nga data 16 janar në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *