Ftesa për të marrë pjesë në Festën e Birrës për këngëtarin serb, Goran Bregovic është pasuar me reagime të shumta, disa pro e disa kundër.

 

Këngëtari Genc Prevlukaj nuk e ka pritur mirë këtë ftesë, ndërsa në “Instagram” zbulon një tjetër arsye pse sipas tij, ai nuk duhet të vijë në Shqipëri.

 

“Për disa plehra të pushtetit, analistë e zyrtarë hajdutë, primitivë që nuk marrin erë nga shoqëria e edukuar, që kanë provuar ta arsyetojnë pjesmarrjen e Goran Bregović-it, në emër të gjoja qytetarisë kur era djersë ju kutërbon gjithandej: Në vitin 2012, dashuria juaj Goran Bregovic, e kishte quajtur “cigane”, fjalë nënçmuese për komunitetin rom, shqiptaren me origjinë nga Prizreni dhe e lindur në Shkup, Nënën Terezën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *