E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Genc Pollo: Ditë e hidhur për demokratët! Është momenti i përgjegjësisë

Pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, ish-deputeti, Genc Pollo shprehet se tani është momenti i përgjegjësisë dhe urtësisë.

Sipas tij, roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë, si dhe për perspektivën europiane të vendit.

“Sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët. Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura. Sot duhen falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore e duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë. Por tashti është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë. Roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë si dhe për perspektivën europiane të vendit. Ashtu si dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese.”

Më herët, reagoi edhe ish-presidenti Bujar Nishani, I cili kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës nga PD-ja.

Vazhdo të lexosh