E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gëlltiti fasule dhe u dërgua me urgjencë në Tiranë, i mituri nga Korça jashtë rrezikut për jetën

Fëmija i mitur, i cili pasditen e sotme gëlltiti një fasule dhe u dërgua me urgjencë nga Korça në Tiranë, është jashtë rrezikut për jetën.

Fasulja i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes  pasi i kishte kaluar në rrugët e poshtme respiratore.

Reklamë

Situata ishte kritike dhe kërkonte ndërhyrje të menjëhershme.

Menjëherë u angazhua transporti ajror nga Korça dhe fëmija u dërgua me helikopter drejt Tiranës, ku ekipi mjekësor priti urgjentisht dhe ndërhyri pa humbur kohë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, objekti u hoq me sukses dhe gjendja shëndetësore e fëmijës tani është e mirë.

Sipas informacioneve të siguruara, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm nën kujdesin e specialistëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë