Subscribe

Mjekësia Ligjore ka zbardhur shkakun e vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti në ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë. Sipas ekspertizës, Kurti ka ndërruar jetë nga një arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza.

 

Burimet bëjnë me dije se nga analizat është vërtetuar se substanca e gjetur në stomakun e të riut ishte lëndë narkotike e llojit kokainë.

 

Besohet se gjatë kohës që po ndiqej nga policia, Lear Kurti ka gëlltitur dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda tyre. Qeset janë të përmasave 5 me 5 centimetra, të ngjashme me ato që përdoren në farmaci për medikamentet.

Sipas policisë, në to mund të kenë qenë të paktën 3 ose 4 doza kokainë.

 

32-vjeçari Lear Kurti humbi jetën pak çaste pas shoqërimit nga policia në Komisariatin Nr.3 në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës. Efektivët thirrën ambulancën. Por, për shkak të vonesës së saj, ata e çuan me makinën e tyre në urgjencë.

 

Lear Kurti ishte një emër i njohur për policinë, pasi rezulton me precedentë penale, për vjedhje dhe shitje droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *