Kreu i grupit parlamentar të PD-së ka shkarkuar nga posti i zëdhënëses së grupit parlamentar Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliun nga posti i sekretarit të grupit.

Dy deputetët që sot mbështesin Bashën kanë refuzuar të firmosin kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhackës.

Që opozita të godasë vendimin e parlamentit në kushtetuese duhet të firmosin të 14 deputetët që kanë firmosur para dy viteve, mes të cilëve edhe Pampuri e Agalliu. Por të dy deputetët kanë refuzuar ti bashkohen padisë së Bardhit.

Për këtë arsye opozita do të mbledhë 1/5 e firmave të deputetëve për të çuar në kushtetuese një padi të re për mandatin e Olta Xhaçkës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *