Subscribe

Gazmend Çollaku, i cili u rrëmbye një ditë më parë në Durrës, u gjet mëngjesin e kësaj të enjteje i ekzekutuar në fshatin Murqin të Fushë Krujës. Trupi i tij i lidhur duar e këmbë, ishte hedhur në një kanal në rrugën kryesore që lidh Fushë Krujën me fshatrat. Sipas policisë, 33-vjeçari ishte ekzekutuar me një plumb në kokë. Nga të dhënat e deritanishme, policia dyshon se 33-vjeçari është vrarë në një tjetër vend dhe më pas trupi i pajetë është hedhur në kanal. 4 persona të veshur me uniforma policie e morën peng Çollakun mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr 1 të qytetit të Durrësit, zonë kjo mjaft e populluar.
33-vjeçari sapo kishte dalë nga një lokal dhe drejtohej për te automjeti i tij i blinduar pas zonës së njohur si dy kullat.
E gjithë skena u pa nga dëshmitarë të cilët i thanë policisë se fillimisht ata i kërkuan Çollakut të shkonte me ta, por kur hasën në rezistencën e 33-vjeçarit e goditën atë me shkop bejsbolli dhe e futën në një Audi të zi me portobagazh dhe me targa gjermane HH040443. Dyshimet e policisë flasin për të njëjtën skemë mafioze të përdorur në shkurt të 2015 ku u rrëmbye Enver Stafuka një nga dëshmitarët e vrasjes së bankierit Artan Santo. Edhe pse u ngritën disa postblloqe menjëherë pas ngjarjes ende asnjë gjurmë të automjetit, i cili dyshohet të jetë djegur pas ekzekutimit. Ndonëse nuk ka të dhëna konkrete për motivin e vrasjes së 33-vjeçarit Collaku, policia dyshon se ekzekutimi i tij ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës si dhe pjesëmarrjen e tij në një bandë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Nga ana tjetër, blutë nuk përjashtojnë mundësinë qe eliminimi i tij të ketë lidhje dhe me vrasjen e dy të rinjve fare pranë portit Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *