Gazetaria italiane ka humbur një emër të madh këtë të martë. Franco Lauro një nga ikonat e gazetarisë sportive italiane, imazh i RAI-t ka humbur jetën në moshën 58 vjecare.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Lauro është gjetur I pajetë në banesën e tij në Romë. Dyshimet kryesore janë që gazetari I njohur të ketë pësuar një infarkt në zemër.

E kotë ndrëhyrja e ambulancës dhe forcava të rendit pasi ai është dërguar I pajetë në spital.

I lindur në Romë në 1961, Franco Lauro ishte tej mase I apasionuar pas futbollit dhe baskebollit, të cili I dedikoj edhe karrierën profesionale. Në 1984 u bë pjesë e Rai.  Në kaq shumë vite punë si gazetar dhe komentator sportive, Franco Lauro ishte pjesë e familjeve italiane nëpërmjet ekranit duke pasqyruar 8 olimpiada, 6 kupa bote dhe 6 kampionate europiane e pa fund evenimente të tjera sportive në ekranin public Italian.

Padiskutim një nga emrat më të mëdhej të historisë së gazetarisë sportive të këtij vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *