Ilir Meta nuk do të dalë me partinë e tij në zgjedhjet e 11 majit, por do të kandidojë në listat e Partisë Demokratike.
Kjo ishte deklarata e gazetarit Flogert Muça në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, nën drejtimin e Pranvera Borakajt.
Muça u shpreh se Meta ka kërkuar 7 vende të sigurta dhe një grup parlamentar.
Sipas tij, PD-ja i ka ofruar 3 ose 4 vende të sigurta, nga të cilat 2 janë në Tiranë, ku do të kandidojnë Ilir Meta dhe Tedi Blushi, ndërsa dy të tjerat mund të jenë në qarqe të ndryshme.
Muça: Këta kanë ngelur dy-tri vet, Kejdi, Tedi Blushi dhe kaq. Pra, nuk kanë më struktura në terren, zero. Me përçarjen e ‘laraskës’ së Ilir Metës, siç i thoshte ai të shoqes, dhe me përjashtimet e tradhtarëve, ata i kanë asgjësuar strukturat e tyre. Strukturat e PL-së ose kanë kaluar tek Partia Socialiste, ose tek Çupi. Ata që mbajtën vendet e punës në 2013 kanë kaluar tek partia e Dhuratës, që është PD-ja. Sot, Partia e Lirisë nuk ka struktura në terren, nuk ka skuadër, nuk ka lidership. Ilir Meta, për herë të parë në jetën e tij, nuk do të dalë me partinë e tij, por do të futet në listën e sigurt të Partisë Demokratike. PD-ja i ka ofruar 3, 4 dhe janë drejt 4 ku 2 janë në Tiranë, që është Z.Meta dhe Tedi Blushi dhe 2 mund të jenë në qarqe të tjera. /vizionplus.tv





