E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gazetari tregon zgjidhjen: PD ka vetëm një shans të fitojë

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Gazetari Mentor Kikia gjykon se Partia Demokratike, vetëm nëse zgjedhë të aplikojë një proces zgjedhor të vërtetë, mund të dalë nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhet. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të marrë në dorë frenat e të bërit opozitë.

 

Reklamë

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Kikia u shpreh se nëse PD do vijojë të mbahet peng nga Berisha e Basha, shumë shpejt partia do të shkatërrohet.

 

“Në PD, Sali Berisha ose Basha duhet të hapin një garë të drejtë duke hequr dorë të dy nga përdorimi i simpatizantëve, të cilët shpesh janë të verbër, ose përndryshe nëse do të marrë secili nga një copë parti, do ta shkatërrojnë PD-së. Nuk mund të ketë dy Parti Demokratike. Berisha nuk synon të jetë kryetar, sepse nuk mund të ecet kundër kohës, por ai nuk mund të heqë dorë nga kontrolli. PD ka vetëm një shans të fitojë: të futet në një proces real zgjedhor, të mbyllë kapitullin, dhe të kthehet të bëjë opozitë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë