Një gazetar i pavarur rus është akuzuar për financimin e një organizate ekstremiste për dhurimin e një sasie të vogël parash për një fondacion të themeluar nga udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, raportuan mediat ruse të hënën.

Kjo është ndjekja e parë penale e njohur publikisht për mbështetje financiare të organizatave të Navalny-t që kur ato u shpallën ekstremiste dhe të jashtëligjshme verën e kaluar, një taktikë me sa duket e re e autoriteteve për të ashpërsuar goditjen ndaj zërave të opozitës.

Radio “Liberty” citoi kolegët e gayetarit Andrei Zayakin të kenë thënë se ai u arrestua në apartamentin e tij në Moskë të dielën dhe u soll para gjykatës të hënën. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon deri në tetë vjet burg.

Sipas “Mass Media Defense Center”, një grup i të drejtave të njeriut që po ndihmon në mbrojtjen e gazetari Zayakin, hetuesit e akuzojnë gazetarin se ka dhuruar 1000 rubla (rreth 16 dollarë amerikanë) për Fondacionin e Navalnit për Luftën kundër Korrupsionit.

Zayakin, i cili ka botuar shkrime për gazetën e pavarur ruse “Novaya Gazeta” dhe botime të tjera, e kaloi natën në një qeli policie.

Autoritetet ruse kanë vënë në shënjestër gjithnjë e më shumë kritikët dhe kundërshtarët e tyre në vitet e fundit, veçanërisht pasi vendi filloi atë që e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë më 24 shkurt. Navalny është në burg për një sërë akuzash që ai i quan të motivuara politikisht dhe vazhdon të flasë përmes mediave sociale. Një gjykatë ruse vitin e kaluar e cilësoi Fondacionin e tij për Luftimin e Korrupsionit, si dhe rrjetin e tij të zyrave rajonale, si ekstremiste dhe e ndaloi aktivitetin e tyre në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *