Motivi i studentit të diplomuar 24-vjeçar David Kozak, i cili të enjten kreu sulmin më vdekjeprurës të viteve të fundit në Republikën Çeke, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 25 të tjerë në një shkollë në Universitetin Charles në Pragë, mbetet një mister për çekët.

Në të njëjtën kohë, dëshmitarët raportojnë se 24-vjeçari po shikonte derë më derë në sallat e shkollës për të zbuluar viktima të tjera.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ai po shikonte nga dhoma në dhomë për të parë nëse kishte njerëz për të qëlluar. E mbyllëm derën e sallës pesë minuta para se ai të përpiqej ta hapte”, përshkruan gazetari Jakob Weisman, i cili po përgatitej të jepte provimin e gjuhës shqipe.

Ai i tha Guardian se në minutat e dhimbshme derisa u pikasën nga policia që mbërriti në ndërtesë, ai po telefononte dhe u dërgonte mesazhe njerëzve të dashur.

“Po përpiqesha t’u tregoja njerëzve se çfarë po ndodhte. I telefonova nënës sime, mikut tim. Nëse është fundi, ju doni të thoni atë që nuk keni thënë më parë”, tregoi gazetari.

“Pasi dëgjuam të shtënat dhe britmat, gjërat u qetësuan për pak kohë dhe pas 30 minutash filluan sërish. Kur dolëm nga dhoma kishte gjak kudo”, shtoi ai.

Sipas policisë, 24-vjeçari ka përdorur një ZEV 308 Ëin AR10, një lloj arme që është përdorur shpesh në sulmet në shkolla në SHBA.

Për sa i përket identitetit të viktimave, ende nuk është bërë publik asnjë informacion, ndërsa tre nga të plagosurit janë me origjinë të huaj.

Siç është bërë e ditur, të gjithë viktimat janë qëlluar me armë zjarri brenda në pallat dhe 20 minuta pasi kanë nisur të shtënat, policia ka njoftuar se ka gjetur trupin e pajetë të vrasësit 24-vjeçar.

Postimet e Kozak mes 9 dhe 19 dhjetorit kanë rënë në mikroskop të autoriteteve.

Sipas informacioneve, 24-vjeçari ka shkruar në ditarin e tij për sulmin në universitet.

Kozak mësohet se ka shkruar se të gjithë e urrejnë, se ka një “jetë të mjerë” dhe se dëshiron të largohet nga kjo botë “me dhimbjen më të madhe të mundshme”.

Kanali Telegram në fjalë u aktivizua vetëm pak orë para masakrës me Kozak që i referohej Alinës, emër që besohet se është një referencë për një 14-vjeçare e cila më 7 dhjetor vrau dy persona në shkollën e saj në Bryansk të Rusisë, përpara se të vriste veten.

Në një tjetër mesazh, 24-vjeçari mësohet të ketë shkruar edhe se “ndonjëherë shkruaj të tilla marrëzi në momente pasioni”.

Sipas dëshmive, Kozak ka qenë një student i zellshëm, por ka pasur edhe probleme psikologjike. Në maj ai fitoi një çmim për tezën e tij. Studenti nuk kishte precedentë penalë, por si pronar i ligjshëm i armëve, kishte një interes për armët.

Ai ishte diplomuar për histori dhe studime evropiane dhe vazhdoi me master, duke u fokusuar në historinë e Polonisë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *