Ndahet nga jeta në moshën 58-vjecar gazetari I njohur Artjan Tepelena.

Ai luftoi për më shumë se 1 muaj në spitalin “Shefqet Ndroqi” me pasojat që I la në organizëm prekja nga Covid-199 por nuk e fitoi dot betejen më të rëndësishme të jetës.

Lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta e dha nëpërmjet një postimi në facebook, vëllai I tij Ilir Tepelena.

 

“Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…
Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, te kanë respektuar…U prehsh në paqe!”, -shkruan vëllai i gazetarit.

 

Artjan Tepelena pati nje karriere te gjate ne gazetari. Pervecse gazetar dhe drejtor ne televizionin publik, ai ka pasur funksione drejtuese edhe ne disa televizione private.

 

Tepelena ka punuar gjithashtu edhe si pedagog i gazetarise ne Universitetin e Tiranes.

 

Mesazh ngushellimi per vdekjen e tij ndau ne rrjetet sociale edhe Presidenti Meta:

 

“Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19, – shkroi Presidenti në Fb. – Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion. Të prehet në paqe!” 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *