Përfaqësues të medias dhe shoqërise civile zhvillojnë një proteste para parlamentit kundër paketës anti-shpifje që qeveria pritet të kalojë në seancën e sotme parlamentare.

Shoqatat e gazetareve por edhe opozita e kundërshtojnë paketën në fjalë duke thënë se në thelb kjo paketë nuk I jep zgjidhjeve shpifjeve por shërben në mënyrë të vecante për të censuruar mediat dhe për të shtuar presionin ndaj medieve kritike me pushtetin.

Debatet më të fundit mes profesionisteve të fushës dhe eksperteve të mazhorancës janë zhvilluar mbi rolin e AMA-s në këtë process.

Gjobat e mëdha ndaj medieve online deri edhe mbyllja e tyre është një tagër që I jepet tashmë AMA-s, ndërsa gazetarë dhe analistë theksojnë se kjo gjë është e papranueshme pasi këtë gjë mund ta bëjë vetëm Gjykata. Për këtë pikë por edhe disa cështje të tjera ka pasur edhe vërejetje nga Këshilli i Europës.

Qeveria nga ana e saj thotë se në draftin final të kaluar edhe në Komisionin e Medias, ka marrë parasysh edhe vërejtjet dhe këshillat e OSBE.

Megjithatë, kjo gjë nuk e ka kënaqur aspak komunitetin e medies që e kundërshton fort platformën anti-shpifje duke dalë edhe në protestë këtë të mërkurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *