Raportimi në kohën e pandemisë për gazetarët është i vështirë pasi rreziku i infektimit është në çdo moment. Për këtë arsye, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka menduar edhe për mediat.

Qeveria ka pranuar propozimet e paraqitura nga Unioni i Pavarur i Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias për të ndihmuar gazetarët dhe mediat. Për ta janë menduar paketa që do të zbatohen në qershor, korrik dhe gusht.

Paketat përfshijnë subvencione për të gjithë punëdhënësit e mediave që kanë larguar në mënyrë të paligjshme punonjësit gjatë krizës. Aty përfshihen subvencione edhe për ata që u përballën me ulje të pagave të punonjësve.

Organizatat mediatike do të marrin mbështetje financiare nga shteti për licencat dhe shpenzimet e transmetimit në bazë të kërkesave nga SSNM dhe nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *