Ushtria izraelite njoftoi se pesë ushtarë të saj u vranë në 24 orët e fundit në luftimet në Rripin e Gazës.

Katër prej tyre u vranë në Rripin jugor të Gazës të premten dhe i pesti këtë të shtunë, në veri të enklavës palestineze.

Lexo edhe :

Related Posts

Në total, që nga fillimi i operacionit tokësor të ushtrisë izraelite më 27 tetor, janë vrarë 144 ushtarë izraelitë.

Nga ana tjetër, Hamasi pretendon se dhjetëra palestinezë u vranë, disa prej të cilëve u ekzekutuan në mes të rrugës, gjatë operacioneve tokësore të ushtrisë izraelite në zonën Jabaliya të Rripit verior të Gazës. Pretendimet e këtyre episodeve tragjike u bënë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *