Këshillii Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një takim online, ku ka diskutuar mbi sulmet e dhunshme mes Izraelit dhe Palestines. Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres tha se ishte duke angazhuar me te dyja palët per një armëpushim të menjëhershëm. Ai e përshkroi dhunën si të tmerrshme, duke i bere thirrje vendeve te të ndalojnë luftimet.

 

Ministri i Jashtëm palestinez, Riad al Maliki në fjalimin e tij tha se izraeli po kryen Krime lufte ndaj popullit të tij.

 

RIAD AL MALIKI

MINISTRI I JASHTËM PALESTINEZ

“Izraeli po persekuton popullin tonë, duke kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Izraeli kur dëgjon një udhëheqës të huaj të flasë për të drejtën e tij për të mbrojtur veten, ai merr me shume guxim për të vrarë familjet në gjumë.Disa mund të mos dëshirojnë t’i përdorin këto fjalë – krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – por ata e dinë që ato janë të vërteta.”

 

Ndërsa, ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan akuzoi Hamasin që ka përshkallëzuar dhunën në jeruzalem për të fituar më shumë pushtet.

 

“Sulmi ishte plotësisht i paramenduar nga Hamasi në mënyrë që të fitonte pushtet politik. A besoni vërtet se kjo mosmarrëveshje pronësore është ajo që e bëri Hamasin të fillojë këtë valë të gjerë sulmesh ndaj Izraelit. Gjithasesi Izraeli do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e të gjithë besimtarëve për të praktikuar fenë e tyre në liri dhe siguri, në qytetin e shenjtë të Jeruzalemit.”

 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një intervistë për mediat vendase tha se fundi i sulmeve është shumë larg, teksa ka insistuar që shkatërrimi i ndërtesës 12 kateshe, ne te cilen ishin te vendosura zyrat e Aljazeera dhe Associated Press në Gaza, ishte i justifikuar.

 

“Fushata jonë kundër organizatave terroriste po vazhdon me forcë të plotë. Ne po veprojmë tani, për aq kohë sa është e nevojshme, për të rivendosur qetësinë tek ju, qytetarë të Izraelit. Një zyrë inteligjence për organizatën terroriste palestineze e vendosur në atë ndërtesë që komploton dhe organizon sulme terroriste kundër civilëve izraelitë, kështu që është një objektiv krejtësisht i ligjshëm.”

Por, gazetarët dhe punonjësitë e zyrës kanë mohuar të kenë parë ushatarë  të Hamasit.

 

Ndërkohë, edhe udhëheqësit myslimanë të 57 vendeve, pjesë e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, zhvilluan një takim urgjent për të diskutuar situatën. Ata i bënë thirrje Izraelit të ndalojë krimet sistematike kundër palestinezëve.

 

Kryeministri Benjamin Netanyahu, më herët, gjatë ditës, me anë të një postimi në Twitter, ka falenderuar shtetet që e kanë mbeshtetur Izraelin ne aksionet e tij për vetëmbrojtje. Mes tyre ai ka përmendur edhe Shqipërinë, pas Shteteve te Bashkuara të Amerikës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *