E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gaza e rrafshuar, Izraeli nuk heq dorë nga sulmi në Rafah: Do të luftojmë deri në fitoren totale

An aerial picture shows displaced Palestinians who fled Khan Yunis setting up camp in Rafah further south near the Gaza Strip's border with Egypt, on December 7, 2023, amid continuing battles between Israel and the Palestinian militant group Hamas. - Backed by air power, tanks and armoured bulldozers, Israeli troops were fighting Hamas in Khan Yunis, the biggest city in southern Gaza, as well as in Gaza City and the nearby Jabalia district of the north. (Photo by MAHMUD HAMS / AFP)

Qeveria izraelite këmbëngul të deklarojë se planifikon të nisë një operacion ushtarak të fortë në Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur janë strehuar, pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare, të cilat vazhduan sot, dhe me negociatat tani në vazhdim për shpalljen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite gjithashtu nisi një seri sulmesh në Libanin jugor të mërkurën, duke vrarë të paktën nëntë persona, sipas burimeve libaneze, si hakmarrje për lëshimin e një rakete që vrau një ushtare femër, duke ngritur shqetësimin se lufta Izrael/Hamas do të përhapet në rajon.

Reklamë

Shefi i shtabit të Izraelit, Herchi Halevi, gjatë një vizite në veri të vendit dje, kërcënoi menjë sulm shumë të fortë së shpejti kundër lëvizjes shiite libaneze Hezbollah, një aleate e Iranit dhe Hamasit.

“Ne do të luftojmë deri në fitoren totale, që përfshin një operacion të fortë në Rafah, pasi lejojmë popullsinë civile të largohet nga zonat e betejës”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përmes Telegramit.

Reklamë

Aktualisht, sulmet janë të përqendruara në pjesën jugore të Rripit të Gazës të rrethuar dhe kryesisht të rrafshuar, veçanërisht në Khan Younis, ku mijëra njerëz të zhvendosur me forcë janë strehuar në Spitalin Nasser, i cili megjithatë është i rrethuar. Për më tepër, operacione dhe bombardime po zhvillohen tashmë në Rafah, në kufirin me Egjiptin, i cili mbetet gjithmonë i mbyllur.

Rreth 1.4 milionë njerëz, sipas OKB-së, më shumë se gjysma e popullsisë së enklavës, janë grumbulluar në Rafah, i cili është kthyer në një kamp gjigant refugjatësh. Shumë prej tyre janë të shqetësuar për sulmin që kryeministri izraelit Netanyahu ka shpallur prej ditësh. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë