E shtunë, 7 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gaz lotsjellës mbi refugjatët

Rikthehen tensionet në kampin e Idomenit, në kufi mes Maqedonisë dhe Greqisë. Rojet kufitare maqedonase kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë 500 protestuesit e mbledhur pranë gardhit me tela me gjemba. Përdorimi i gazit erdhi pasi tubuesit nisën të godisnin me gurë policinë, duke i kërkuar hapjen e kufirit dhe kalimin e tyre për në shtetin maqedonas.
Këto tensione vijnë në një kohë kur shteti grek ka nisur kthimin e emigrantëve për në Turqi, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes vendeve të unionit dhe Ankarasë zyrtare. Në këtë pakt parashikohet që për çdo refugjat sirian të kthyer nga Greqia në Turqi, një tjerë emigrantë i strehuar në kampet turke do të përfitojë azilin në vendet europiane. Aktualisht në Idomeni vazhdojnë të qëndrojnë me shumë se 10 mijë refugjatë. Kohët e fundit ata kanë mbajtur një seri protestash duke denoncuar dhunimin e të drejtave të tyre, dhe kushte në të cilat ndodhen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë