E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Hidhet lëndë kimike në shkollë?

1200 nxënës të shkollës 9 vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë Krujë u nxorën me urgjencë nga klasat ku po bënin mësim, pasi një pjesë e fëmijëve shfaqën vështirësi në frymëmarrje dhe kishin djegie sysh. Gjithçka nisi rreth mesditës në korridorin e katit të dytë të shkollës. Dikush ka hedhur një lëndë të dyshuar si kimike, e cila në pak minuta ka krijuar shqetësime tek nxënësit. Në pak minuta, mësuesit kanë dhënë alarmin duke nxjerrë fëmijët jashtë ambienteve të shkollës. Fatmirësisht asnjë fëmijë nuk ka patur komplikacione të mëtejshme shëndetësore. Policia e Fushë Krujës ka nisur hetimet për të zbuluar se kush e ka hedhur lëndën e dyshimtë në shkollë.

Më shumë video

Reklamë