Gazment Bardhi ka reaguar me tallje pasi ‘Rithemelimi’ deklaroi se ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese aferën e Portit të ri Durrësit.

 

 

Përmes një reagimi në Twitter, Bardhi shprehet se i vjen keq për deputetët demokrate që nënshkruajnë një idiotësi juridike, qe mesohet nga studentet e vitit te pare te drejtesise.

 

 

Keqardhje për çdo deputet që nënshkruan idiotësi juridike dhe tallet me shqiptarët, se gjoja ka goditur aferën e Portit të Durrësit, ku në fakt ka goditur një marrëveshje të ratifikuar nga Parlamenti, që nuk i nënshtrohet dot më kontrollit kushtetues” –shkruan ai, duke ironizuar Perd Bylykbashin dhe pjesen tjeter te deputeteve te PD te cilet lajmeruan se kane cuar ne Kushtetuese marreveshjen e qeverise me grupin “Emaar” per zhvillimin e Portit te Durresit.

 

 

 

“Pyetje për studentët e vitit të parë të drejtësisë: Pajtueshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën, kontrollohet nga Gjykata Kushtetuese, para apo pas ratifikimit? 

 

Keqardhje për çdo deputet që nënshkruan idiotësi juridike dhe tallet me shqiptarët, se gjoja ka goditur aferën e Portit të Durrësit, ku në fakt ka goditur një marrëveshje të ratifikuar nga Parlamenti, që nuk i nënshtrohet dot më kontrollit kushtetues!

 

Bëni opozitë reale, boll u tallët me shqiptarët. Afera e Portit të Durrësit do të dërgohet padyshim në Gjykatën Kushtetuese sapo të miratohet me forcën e kartonit nga noterët e Qeverisë në Parlament”, thuhet në postimin e Bardhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *