Subscribe

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi  iu përgjigj akuzave të Flamur Nokës se selia e PD ishte kthyer në një burg si Alkatrazi, pasi mbështetesit e Berishës nuk arritën dot të futeshin brenda.

 

Me doza të forta ironie, Bardhi tha se anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë nisur punë të re, inspektojnë dyert dhe dritaret e PD-së, e se atyre adesivët iu duken si blinda.

 

Ne nuk do të qëndrojmë peng i agjendave personale të askujt. Strukturat e partisë janë funksionale dhe do të duhet të bëhen funksionale. Ju jeni dëshmitarë, që deri përpara riorganizimit, Partia Demokratike ka patur 4 funksionarë funksionalë të saj, aktualisht ka më shumë se 10 dhe secili prej tyre do duhet të ketë ambiente të punës për të realizuar misionin e tij, që është beteja me regjimin e Edi Ramës. Disa kanë filluar një punë të re, inspektojnë dyert dhe dritaret e Partisë Demokratike, adezivin e quajnë blind.

 

 

Gazmend Bardhi shtoi se trafikantët e drogës që shkelmojnë dyert e PD, të shpallur në kërkim për trafik droge, s’do të lejohen më që të hyjnë në selinë e PD.

 

“Nuk mund të hyjnë në seli ata që kërkohen nga Britania e Madhe për drogë, dhe shfaqen krah Berishës. S’mund të futeni tani, siç nuk jemi futur ne në ambientet e televizionit tuaj kur bëni punime aty. Çdo anëtar është i lejuar që të futet në seli. Deputetet nuk kishin ardhur të bënin mbledhje, por kishin ardhur të shihnin dyert e PD. Janë të njëjtat dyer, janë veshur me adesivë. është gjëja më normale në botë. Por për njerëz që s’kanë punë, edhe veshja e xhameve me adesivë, është lajm botëror. I vetmi lajm botëror është shpallja non grata më 19 maj e Sali Berishës.”,  deklaroi numri dy i PD, Gaz Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *