Lulzim Basha nisi procesin e riorganizimit te grupimit qe mban logon e partise demokratike.

 

Basha takoi fillimisht kryetaret e degeve dhe me pas mblodhi kryesine ku u vendos qe ne daten 2 shtator do te mblidhet kuvendi kombetar.

 

Ky kuvend do te ndryshoje statutin, do te nise procesin e zgjedhjeve te ekipit drejtues dhe do te percaktoje aksionin politik te pd.

 

Ne mbledhjen e kryesise moren pjese vetem 17 anetare, nderkohe qe gazment bardhi se bashku me 8 anetare te kryesise refuzuan te marrin pjese, pasi per ta Lulzim Basha nuk eshte kryetar i PD dhe kryesia eshte e pezulluar.

 

Tashme eshte e sigurt se ne shtator Basha do te shkarkoje nga funksionet drejtuese ish bashkepunetoret e tij duke nisur nga Gazment Bardhi per te zgjedhur ekipin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *