Ivan Genaro Gattuso nuk do të jetë më trajner i Milanit. Vetë 41 vjeçari mori një vendim të tillë mbrëmjen vonë të hënën ndërsa zyrtarizimi do të bëhet këtë të martë.

 

Tranjeri kuqezi ka vendosur gjithashtu qe te heq dore nga kontrata e tij ku do te fitonte 5 milione euro per dy vitet e ardhshme.

 

Gattuso e drejtoj Milanin për 18 muaj teksa këtë sezon grumbulloi 68 pikë, rekord pikësh për Milanin që nga 2013.

 

Këtë vit ai nuk mundi të kualifikojë ekipin në Champions për vetëm një pikë.

 

Veç tij pritet që nga Milani të ikë edhe drejtori sportiv Leonardo. Ndërsa Maldini është në dyshim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *